E Shtunë, 31 Tetor 2026

Twilight, sukses në SHBA dhe Kanada

Seria e katërt  e filmit me vampirë “Twilight, Breaking Dawn, pjesa e parë “, ka arritur të ketë një shikueshmëri në SHBA dhe Kanada, duke mbledhur 16.9 milionë dollarë në favor të buxhetit të tyre.

Në vendin e dytë renditet Muppet, i  cili ka siguruar 11.2 milionë dollarë, e ndjekur nga Hugo Cabret të regjizorit Martin Scorsese, i cili ka fituar 7.6 milionë dollarë.

Mesa duket, filmat festivë, nuk qëndrojnë në krye, pasi filmi “Il figlio di Babbo Natale, ka çuar në xhepin e tij 7.4 milionë dollarë.

Pak muaj më parë, vetëm gjatë ceremonisë së “MTV Movie Awards” u prezantuan spotet për serinë e re të filmit “Breaking Down, pjesa e parë”.

Mesa duket, jo vetëm filmi po korr sukses, por dhe  lidhja e aktorit britanik Robert  Patinson me Kristen Stewerat, po shkon mësë miri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›