E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, arrestohet i riu me rreth 3 kg drogë

Policia e Vlorës bëri me dije se është arrestuar shtetasi Qami Cerriku, banues në lagjen “Nr -4”  Sarandë.

Forcat e rendit pas informacioneve paraprake, ushtruan një kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 (tre) pako cilindrike të dyshuara si lëndë narkotike e ngjashme me atë të kanabis sativa, të mbështjella me natriban me ngjyrë kafe, me një peshë prej 2.8 kg. 

Nga Seksioni i Luftës Kundër Narkotikëve u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit të mësipërm për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /Start/

                                                                                             2011-12-06 09:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›