E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto ne Brazil firmoset levizja e lire

Shtetasit shqiptarë dhe brazilianë do të mund të udhëtojnë pa viza në dy shtetet respektive. Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, me homologun e tij brazilian ka nënshkruar katër dokumenta bashkëpunimi ku përfshihet dhe heqja e vizave. Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhi Nasto ka takuar në Brazil Ambasadorin Antonio de Aguiar Patriota. 

Gjatë takimit u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin në kuadër të organizatave shumëpalëshe, zhvillimet globale dhe në rajonin e Ballkanit. Veç heqjes së vizave, dy personalitetet nënshkruan, marrëveshja e bashkëpunimit midis dy Ministrive të Jashtme, memorandum mirëkuptimi midis dy Akademive Diplomatike për marrëveshje për bashkëpunim reciprok dhe trajnim të diplomatëve.

Një temë e vveçantë në biseda dhe nënshkrimet që u bënë në Brazi ishte dhe ai për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Ministri Haxhinasto nënvizoi se bashkëpunimi ekonomik duhet të forcohet dhe zhvillohet  pasi Shqipëria ofron shumë për biznesin brazilian. Shkëmbimet tregtare janë një prej sektorëve ku duhet të punohet.

AS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›