Shpresa ne Turqi 13-vjecari nxirret nga germadhat

Rifillojnë kërkimet në Turqi ndërsa dhe 5 ditë pas tërmetit ka ende shpresë për gjetjen e të mbijetuarve. Një 13 vjeçar u nxorr ende gjallë nga gërmadhat më shumë se 100 orë pas tërmetit në Ercis. Djaloshi është dërguar menjëherë në spital.
Pak orë më parë ishin shpëtuar dy djem të tjerë respektivisht 18 dhe 19 vjeç. Ndërkohë sipas të dhënave të autoriteteve numri i viktimave të tërmetit ka shkuar në 550, rreth 2300 janë të plagosurit. Tërmeti i fuqisë 7,2 ballë i shkallës Richter ka goditur të dielën provincën Van në Turqi duke shkatërruar rreth 2300 ndërtesa.
Deri tani personat që kanë arritur të shpëtohen janë mbi 200. Në disa zona kërkimet për të mbijetuar janë pezulluar ndërsa në mbarë zonën e goditur moti i keq dhe rreshjet e shiut e të borës vështirësojnë punën e forcave të shpëtimit. Të mbijetuarit ankohen dhe për favorizime në shpërndarjen e tendave dhe ndihmave ndërsa për 5 ditë kanë qëndruar jashtë në temperatura mjaft të ulta. Sipas kryqit të kuq ndërkombëtar mund të jenë me mijëra personat e varrosur nën gërmadha.
Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e premte , 28 tetor 2011 )