Miqesoret e Brazilit Menezes publikon listen

Trajneri i kombëtares së Brazilit Mano Menezes ka publikuar listën e futbollistëve për dy miqësoret e radhës kundër Gabonit dhe Egjiptit. Mes 23 lojtarëve bie në sy rikthimi në “Selecao” i Rikardo Kaka. Mesfushori i Realit të Madridit ka qëndruar më shumë se një vit jashtë kombëtares si pasojë e formës së dobët të kushtëzuar nga dëmtimet, por paraqitja e shkëlqyer në ndeshjet e fundit ka bindur Menezes të thërrasë sërish futbollistin.
"Unë gjithmonë kam thënë se Rikardo është një lojtar I shkëlqyer dhe ai e dinte mirë që nëse do të luante mirë, atëherë do të kthehej në Kombëtare. Mendoj se kjo është mundësia më e mirë për të”, ka bërë të ditur Menezes, i cili për dy miqësoret e ardhshme la lënë jashtë të gjithë futbollistët që luajnë në kampionatin brazilian, përfshirë Neymar dhe Roanldinjon, të cilët kanë qenë deciziv në ndeshjet e fundit.
Sipas teknikut, ai do të provojë lojtarët që luajnë në Europë, ndërsa ka nisur ftesa për sulmusin e Valncias Jonas dhe ata të Portos Kleber e Hulk. Brazili nuk luan në eliminatoret e Botërorit 2014 pasi do të organizojë në shtëpi këtë kompeticion, ndërsa kjo gjë I lejon Menezes të provojë të gjithë kandidatët e mundshëm për kombëtaren. Pesë herë kampionët e botës do të luajnë më 10 nëntor kundër Gabonit, ndërsa pas katër ditësh do të përballen me Egjiptin në Doha.
Nertan Prifti