E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto ne Itali fton investitoret per investime ne Shqiperi

Zv.Kryeministri dhe ministri i ekonomisë, tregtisë dhe energjetikës Edmond Haxhinasto zhvilloi ditën e hënë një vizitë njëditore në Torino me ftesë të Konfindustrisë Italiane.

Gjatë qëndrimit të tij në Itali, ministri Haxhinasto ka zhvilluar takime të rëndësishme me autoritete të larta në nivel qendror dhe lokal.
Ministri i Ekonomisë ka ftuar sipërmarrësit italianë të investojnë në Shqipëri në sektorë të ndryshëm si ndër më kryesorët atë të energjisë, industrisë minerare, turizmit, bujqësisë.

z.Haxhinasto përmendi avantazhet e mëdha që ofron Shqipëria për investime në aspektin e sigurisë së tregut të resurseve të mëdha natyrore e njerëzore që ka vendi dhe të pozicionimit të saj si portë hyrëse e Ballkanit. Ministri Haxhinasto e mbylli axhendën e tij me një takim të zhvilluar me bashkësinë shqiptare të rajonit të Piemontit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›