Jahjaga: Kosova kërkon njohje nga Egjipti

Ajo theksoi se shteti i Kosovës është tashmë një realitet ndërkombëtar i pranuar nga 86 vende të botës dhe pavarësia e saj është e pakthyeshme. Ajo theksoi se pavarësia e Kosovës buron nga vullneti i popullit të Kosovës dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka qartësuar se ajo nuk është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Presidentja Jahjaga në takim me Ministin Amr shtroi edhe kërkesën që shteti i Egjiptit ta njoh Republikën e Kosovës dhe kërkoi përkrahjen e këtij shteti për anëtarësim të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Presidenca bën të ditur se Ministri egjiptian Amr nga ana e tij e vlerësoi progresin e arritur në Kosovë dhe theksoi që shteti i Egjiptit po ndjekë me interes zhvillimet në Kosovë dhe është i interesuar që të vendos marrëdhënie të afërta bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.
Ai rikujtoi që Egjipti edhe pse nuk e ka njohur formalisht Republikën e Kosovës, e ka përkrahur anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.