Kaka kujton momentet e vështira

Leite Kaka duket se e ka gjetur formën më të mirë, pas dy vjetësh të errëta që i kaloi për shkak të lëndimeve. Ylli brazilian kujton vështirësitë nëpër të cilat kaloi. “Ai i imi nuk ishte vetëm një problem fizik, por edhe mental. I bëja vetes shumë pyetje: do të kthehem të luaj? Si do të luaj?
DO të jem në gjendje të kthehem në nivele të larta? Kur isha jashtë dhe në pamundësi për të luajtur, ndihesha i pafuqishëm, nuk mund të bëja asgjë. Ishin ditë kur zgjohesha dhe isha pesimist, ushtroja por nuk ndihesha rehat, nuk dija më se çka të bëj”, rrëfen ish futbollisti i Milanit për ‘Espn’.