E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali pas Ibrahimoviçit

Zlatan Ibrahimoviç është bërë objektiv i Realit të Madridit. Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i sulmuesit suedez, Mino Raiola, i cili i ka hapur dyert e rikthimit eventual në La Liga të klientit të tij. “Unë marr çdo ditë oferta nga klube të ndryshme për Zlatanin.

Ai ka luajtur në Barcelonë në të kaluarën dhe duke e marrë parasysh mënyrën se si shkoi eksperienca e tij atje, Real Madridi mund të jetë një sfidë interesante”, deklaroi menaxheri italian për ‘La Gazzetta dello Sport’. Ibrahimoviç shënoi 15 gola në 18 paraqitje në Serie A këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›