E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parate ne vend te letres higjenike

Futbolli anglez është tronditur nga skandali i radhës. Gjithçka prej fotografisë së publikuar nga tabloidët britanikë të lojtarit të Uest Bromuiç Albion, Liam Rixhuell, i cili përdorte paratë në vend të letrës higjenike.

Në foto, futbollisti shfaqej në tualet duke fshirë të ndenjurat me kartmonedha me prerje 20 stërlina, ndërsa të shpërndara në tokë ishin rreth një mijë sterlina.

Sjellja e mbrojtësit 28-vjeçar është cilësuar e turpshme dhe aspak e denjë, ndërsa fotografia tronditëse është bërë tetë muaj më parë në vilën e tij luksoze.

Mediat angleze nuk kanë nguruar të kujtojnë se Rixhuell përfiton 20 mijë sterlina në javë te VBA, klub në të cilin është transferuar në janar të këtij viti. Rroga e futbollistit është sa mesatarja e rrogës vjetore në shumë qyteza të vogla në Angli.

Mbrojtësi ka tentuar të mbrohet duke deklaruar se fotografia është bërë në privatësi dhe gjithçka në kuadër të shakasë, si pjesë e një basti, që ai e ka fituar me një shok.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›