E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi 67 pro politikave te Putin

Edhe pse që prej ardhjes në pushtet protestat kundër tij kanë qenë të vazhdueshme, sondazhet më të fundit në Rusi tregojnë se popullariteti i presidentit rus Vladimir Putin është në rritje të vazhdueshme. Në një sondazh të zhvilluar përgjatë një muaji, një institut i specializuar për statistika arriti në përfundimin se 67% e rusëve aprovojnë politikat e ndjekura nga kreu i shtetit si dhe vetë qëndrimin e Putin në krye të Kremlinit.
Në krahasim me sondazhin e fundit, duket se popullariteti i Putin ka shënuar një rritje prej 3%. Megjithëse është i vendosur nën presion nga mediat ndërkombëtare, disa seksione të mediave ruse dhe nga opozita, duket se njeriu që fitoi në mars mandatin e tretë në krye të Federatës Ruse, vazhdon të bëjë për vete gjithmonë e më shumë rusë të thjeshtë, falë masave të tij popullore që synojnë rritjen e standardit të përgjithshëm të jetesës.
Shumë më i ulët është ndërkohë popullariteti i figurës së dytë më të rëndësishme politike të vendit, ish-presidentit dhe tashmë kryeministrit Dmitri Medvedev.
Pas Putin dhe Medvedev, politikani i tretë më popullor është Sergei Shoig, guvernatori i krahinës së Moskës, ndërsa 18% e të anketuarve u shprehën se nuk kanë besim tek asnjë politikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›