E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne Farke Tirana qytet ne krize

Nje investim prej 105 milione lekesh ne infrastrukturen rrugore te komunes se Farkes e drejtuar nga demokratet i ka dhene rastin kryeministrit Sali Berisha te beje krahasimin mes qeverisjes se demokrateve dhe asaj socialiste ne bashkine e Tiranes.

Sipas kryeministrit Berisha kjo rruge e re dhe disa vepra te tjera publike te ndertuara me fondet e komunes kane shnderruar Farken ne nje nga komunat e ndertuara me bukur dhe ku jetohet me mire ne Shqiperi duke terhequr edhe investitore te huaj te cilet nuk lejohet te ndertojne ne bashkine e Tiranes.

Asnjeri prej tyre nuk investon qofte edhe nje qindarke ne Tirane dhe jo se nuk duan por Tirana perjeton krizen me te thelle te historise se saj krizen e lepurit apo krizen e gjobave 100 mln eurosh per vetem nje konrate krize e cila po e katandis kryeqytetin e shqiptareve ne nje qytet te betonizuar ne menyren me te pameshirshme theksoi Berisha. Kryeministri ashtu si kreu i opozites Edi Rama eshte perqendruar tek ekonomia e vendit por me nje panorame krejt te kundert.

Duke i cilesuar mashtrime deklaratat e opozites per rrenim ekonomik kryeministri tha se Shqiperia pritet te kete edhe kete vit rritjen me te madhe ekonomike ne Europe duke u bazuar tek eksportet dhe mbledhja e te ardhurave. Kete vit Shqiperia ne muajin gusht mbylli rritjen me te madhe te te ardhurave ne Europe. Une ju garantoj ju se prapa cdo mashtrimi qendron nje leje ndertimi e lepurit te bashkise se prapa cdo mohimi qendron verberia politike e atyre te cilet besojne se vetem mbi te keqen tuaj mund te ndertojne pushtetin e tyre shtoi kreu i qeverise.

Kryeministri Berisha i ka dhene edhe nje pergjigje indirekte deklaratave te kreut te opozites per rifillimin e protestave deri ne largimin e qeverise. Ne le tu themi ketyre shokeve vazhdoni te nderuar shoke se me gersheret e ligjit do te presim veshet e lepurit. Po do ta bejme kete. Se ne do te ndertojme rruge te reja do te hapim dyert e investimeve te medha per te krijuar jo dhjetra por qindra e mijera vende pune per te ecur te sigurte drejt integrimit europian nenvizoi kryeministri. Hapi i madh sipas kryeministrit Berisha per te afruar shqiptaret me Europen eshte liberalizimi i vizave. Kete vjeshte shqiptaret do te levizin te lire ne mbare Europen. Kjo eshte vjeshta e historise e lirise se levizjes se qytetarve te Farkes dhe mbare Shqiperise perfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›