E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto pret ambasadorin e ri të Bullgarisë, Arnaudov

TIRANË - Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e ri të Republikës së Bullgaris¸ n¸ Tiran¸, Dimitar Ivanov Arnaudov.

Ministri Haxhinasto vlerësoi nivelin e shkëlqyer t¸ marrëdhënieve midis dy vendeve, bashkëpunimin miqësor n¸ shum¸ fusha, duke u shprehur se ekziston nj¸ baz¸ shum¸ e mir¸ p¸r forcimin dhe thellimin e tyre t¸ mëtejshëm në të gjitha fushat me interes reciprok. Vizita e Haxhinasto në Sofje, në korrik 2011 si dhe vizita në Tiranë, në maj 2012, e Kryetares së Asamblesë së Bullgarisë, Caçeva, i kanë dhënë një impuls të ri marrëdhënieve shqiptaro-bullgare.

Duke vlerësuar mbajtjen e Sesionit të V-t¸ t¸ Komisionit të Përbashkët të Bashkëpunimit Ekonomik, në mars 2011, në Sofje, ministri Haxhinasto theksoi se duhen bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomit, shkëmbimeve tregtare, bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe korridoreve energjetike, etj. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët në lidhje me rëndësinë e Korridorit 8 dhe intensifikimin e përpjekjeve për realizimin e lidhjeve infrastrukturore, veçanërisht atë hekurudhore.

Ministri Haxhinasto vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe shumëpalësh, në kuadër të organizatave ndërkombëtare, mbështetjen që dy vendet i kanë dhënë njeri-tjetrit si dhe falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në përfundim të takimit, ministri Haxhinasto vlerësoi rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të Bullgaris¸ për konsolidimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit në rajon, dhe veçanërisht mbështetjen e saj për shtetin e ri të Kosovës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›