E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto sqarim për deklaratat për çështjen çame

Ministri Edmond Haxhinasto në ndërhyrjen e tij ka kërkuar të sqarojë deklaratat në lidhje me çështjen çame.

Haxhinasto: “Deklarata ime për Çamërinë është keqinterpretuar. Në atë deklaratë unë fola për disa çështje konkrete sic janë lëvizja e lirë e qytetarëve”.

Më tej ministri i jashtëm Haxhinasto ka shtuar se toponimi i Çamërisë në OKB është i vonuar.

Haxhinasto ka thënë se në deklaratën e përmendur ka folur për marrëveshje konkrete me Greqinë.

Ministri Haxhinasto ka sqaruar se deklarata e tij kishte si qëllim që qytetarët të mos pengohen në lëvizjen e tyre të lirë nga toponimi.

Haxhinasto ka shtuar se pala greke nuk e njeh toponimin Çamëri, dhe se duhet arritur një marrëveshje me qëllim që shqiptarët të mos bllokohen në kufi me shtetin fqinj. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›