Skrapar falsifikonte dokumenta, arrestohet 54 vjeçari
Një 54 vjeçar ne Skrapar është vënë në pranga pasi akuzohet për falsifikim dokumentash dhe mashtrim.
Policia bëri të ditur se ka arrestuar shtetasin Dionis Jahupllari, dhe ndaj tij është dhënë masa e arrestit me burg pa afat.
Kanë qenë denoncimet e rreth 30 personave, që kanë çuar në zbardhjen e kësaj ngjarje.
Sipas policisë, Jahupllari kishte hapur një zyrë ku falsifikonte pasaporta, vula, certifikata, dhe dokumenta të tjerë kundrejt shumave të caktuara.
(ar.si/BalkanWeb)