E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshenti shet veshkën për të blerë iPhone

Pesë persona janë arrestuar në Kinën e jugut pasi janë akuzuar për shkaktim të lëndimeve me qëllim përfitimi në rastin e një të riu i cili ka shitur veshkën e tij që të mund të blejë një iPhone dhe iPad. 

Në mesin e pesë të akuzuarve është edhe një kirurg, i cili ka bërë operacionin mbi veshkën e adoleshentit në muajin prill të vitit të kaluar. Djaloshit tani i është përkeqësuar gjendja për shkak të mungesës së njërës veshkë, sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore sa vjen e përkeqësohet. 

Njëri nga të akuzuarit ka pranuar 220.000 huan (rreth 35.000 dollarë) që ta organizojë transplantimin. Ai i ka dhënë djaloshit 22.000 huan (3.500 dollarë) dhe pjesën tjetër e ka ndarë me kirurgun dhe tre të akuzuarit tjerë. 

Djaloshi ka blerë iPhone dhe iPad, dhe kur nëna e tij e ka pyetur se ku i ka marrë paratë, ai i ka treguar se ka shitur veshkën. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›