Elbasan, aksident me pasojë vdekjen e një 62 vjeçare
Elbasan, aksident me pasojë vdekjen e një 62 vjeçare ka ndodhur gjatë orëve të natës në rrugën sapo jashtë qytetit në vendin e quajtur Bradashesh.
Viktima është 62 vjeçarja Hava Kalefi me banim në Elbasan e cila ka qenë një person me probleme mendore.
Viktima është goditur nga një automjet tip fugon në rrugë teksa ecte, aksidenti ka ndodhur në rrugën e Bradasheshit.
Njoftohet se drejtuesi i fugonit Ardian Cerriku 32 vjeç është ndaluar nga policia e Elbasanit dhe se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të kryer veprimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.
(ar.si/BalkanWeb)