Merkel: Gjermania do të ndihmojë Greqinë
Gjermania është e vendosur që të ndihmoj Greqin pavarësisht kundërshtimeve të disa prej politikanëve të saj. Këtë konfirmim e bëri kancelarja Angela Merkel, e cila foli në Samitin e përvitshëm të unionit të industrialistëve vendas.
Merkel shprehu besim në monedhën e përbashkët evropiane. Ajo tha se Evropa po përballet me një krizë të borxhit dhe për zgjidhjen e saj duhet bashkëpunim më i madh në nivel global.
Ajo vlerësoi vendosmërinë e qeverisë greke për të marrë të gjitha masat e nevojshme antikrizë, duke folur në takim pas kryeministrit grek Jorgos Papandreu. Angela Merkel bëri të qartë se vendi do të ndihmojë Greqinë.