E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Integrimi u demtua nga korrupsioni e ngerci politik

/ /

Zv.ndihmessekretari i Shtetit Tom Kantrimen i cili erdhi pak kohe me pare ne Tirane ku pati takime me kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PS-se Edi Rama tha se perparimi i deritanishem i vendit eshte demtuar nga fenomeni i korrupsionit dhe mosmarreveshjet politike. Kantrimen tha se vendi vazhdon te beje perparim te mire drejt integrimit te plote ne institucionet euro-atlantike duke shtuar se sfidat mbeten te shumta. Por ky perparim i Shqiperise eshte demtuar nga korrupsioni dhe mosmarreveshjet politike perfshire bojkotimin e Parlamentit nga opozita. Mosmarreveshje te tilla nuk u sherbejne interesave te popullit shqiptar dhe duhet te marrin fund tha ai. Sipas Zerit te Amerikes perfaqesuesi i larte i Departamentit te Shtetit e ka bere kete deklarate ne nje seance degjimore qe Komisioni amerikan i Helsinkit zhvilloi per te diskutuar rreth perparimit qe eshte bere ne 7 vende te Ballkanit Perendimor dhe sfidat me te cilat perballen keto vende ne te ardhmen. Zv.ndihmessekre-tari i Shtetit per eshtjet Europiane dhe te Euroazise Tom Kantrimen tha se Shtetet e Bashkuara mbeten te angazhuara per perparimin e ketyre vendeve por ne fund te fundit -theksoi ai- pergjegjesia per zgjidhjen e sfidave te mbetura bie mbi secilin nga keto vende dhe udheheqesit e tyre. Zeri i Amerikes raporton se zv.ndihmessekretari amerikan i Shtetit theksoi se pikerisht keto mosmarreveshje politike ishin nje prej arsyeve te cituara nga Bashkimi Europian qe Shqiperise iu mohua muajin e kaluar dhenia e statusit kandidat per ne BE. Mberthimi ne kete ngerc politik e ka penguar Shqiperine te zbatoje reforma te rendesishme ne nje numer fushash kyce per procesin e anetaresimit. Kantrimen tha se Shtetet e Bashkuara mbeshtesin qendrimin e BE-se qe keto reforma te zbatohen madje do ta ndihmojne qeverine shqiptare jo vetem per anetaresimin ne BE por sepse ato jane qenesore per mbarevajtjen afatgjate te demokracise ne vend. Zv.ndihmessekretari i Shtetit Tom Kantrimen tha se Shtetet e Bashkuara mbeshtesin pranimin ne BE te te gjitha vendeve te rajonit. Ai vuri ne dukje se gjate 10 vjeteve te fundit jane vene re shenja inkurajuese ne zhvillimin politik dhe ekonomik ne rajon. Megjithe perparimin e bere -tha Kantrimen- ende ekzistojne sfida serioze. eshtja me e rendesishme per keto 7 vende- theksoi ai- qe ndikon ne anetaresimin e tyre ne institucionet euro-atlantike eshte perkushtimi per vendosjen e shtetit juridik. Lidhur me Kosoven ne deshmine e tij vetem pak dite para zgjedhjeve te jashtezakonshme te se dieles zv.ndihmes ekretari i Shtetit Kantrimen shprehu shqetesim rreth mundesise se dhunes gjate zgjedhjeve. Fatkeqesisht duket se jane vetem serbet qe po perdorin dhunen per te parandaluar serbet e tjere qe te marrin pjese ne zgjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›