Kaka: Barcelona nuk është e pamposhtshme

Kaka ka deklaruar se Real Madridi mund ta mposhtë Barcelonën gjatë kësaj fundjave dhe të vazhdojë më tej dhe të fitojë të tre titujt për të cilët është në garë.
Për shumëkënd, Barcelona është favorite për të fituar të tre titujt këtë sezon, por Kaka shpreson për të kundërtrën.
“Madridi mund ta mposhtë Barcelonën. Ata nuk janë të pamposhtshëm. Classico është një ndeshje e madhe globale dhe ne duhet të besojmë se mund ta fitojmë Ligën, Ligën e Kampionëve dhe Kupën”, ka thënë Kaka.