Arvizu: Palët politike duhet të tregojnë maturi

Palët politike duhet të tregojnë maturi. Kjo ishte thirrja e lëshuar sot nga Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ndërsa ftoi qytetarët të shohin alternativën e duhur dhe se çfarë ofrojnë kandidatët në zgjedhjet e afërta.
“Qeveria duhet te beje përpjekje per transparencën e zgjedhjeve. Në qëndër të objektivave të jetë qytetari. KQZ të luajë rolin e saj sipas ligjit. Kandidatet te mendojne per qytetarin”.
Nga Elbasani, ku Aleksandër Arvizu zhvilloi takime me kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini, përsëriti mesazhin se në zgjedhjet vendore të 8 majit, palët duhet të tregojnë maturi dhe konsensus ndërsa i bëri apel politikës të nxisë qetësinë, kjo në lidhje dhe me incidentet e fundit të fushatës.Ai kërkon nga qeveria që këto zgjedhje të jenë transparente dhe të respektojnë standartet europiane.