Rama: Vizioni i Qeverisë, shkatërrues si kriza

Shqipëria po shkon drejt atij projeksioni që ne kishim parashikuar 2 vite më parë, mungesa e një plani kombëtar po e con vendin në një tkurrje që s`do të ketë plan që ta rikuperojë. Kështu është shprehur lidershipi i selisë rozë, Edi Rama tryezën e rradhës të PS, ku u paraqit Plani i Përgjithshëm Kombëtar. Sipas Ramës mohimi që qeveria i bëri krizës, në funksion të propagandës së vet politike ka sjellë sot vendin në këtë rezultat.
“Parashikimet e bëra nga FMN kanë qenë jo stabël sepse kanë ndeshur në një realitet krejt tjetër. FMN deklaron një rritje 0.5 % deri në fund të këtij viti, besojmë që dhe kjo përqindje do vazhdojë të ulet duke u ndeshur në një realitet që e imponon dicka të tillë. Mohimi I krizës nga kryeministri berisha ka dhënë këtë rezultat. Sipas FMN prej një viti kemi një kurbë në ngjitje, tani Shqipëria po hyn në projeksionin e parashikuar prej nesh 2 vite më parë, kurbë në rënie. Kjo ekonomi ishte e paintegruar, fakti që dobësia nuk u lexua ashtu sic duhet dhe kriza nuk u pa me syrin që duhej parë dhe sot jemi në një pozicion shumë të dobët” tha ai.
Në vazhim Rama akuzoi Qeverinë për mungesën e një vizioni në favor të vendit dhe qytetarëve, pasi sipas tij vizioni që reklamojnë fatkeqësisht është rrënues për Shqipërinë dhe për potencialet e saj, një vizion me një kosto marramendëse për brezin e ri.
“Sot ekonomia shqiptare ka ngecur, sepse ka arritur në një pikë ezaurimi, pa model. Modeli i zgjedhur është një model pa largpamësi, është model ishfrytëzimit të burimeve dhe resurseve në mënyrë barbare, është model ku lirisht mund të thuhet “pas meje u bëftë qameti”. Shqipëria nuk ka një plan të përgjithshëm kombëtar, nuk ka asnjë ide as program për ta disponuar këtë plan para se vendi të tkurret deri në humbje dhe pastaj të mos ketë plan që ta rikuperojë. Mungesa e tij duket sikur është një boshllëk i qëllimshëm, me kosto të madhe për vendin. Por unë nuk besoj se vonesa është djallëzisht e qëllimshme, por për dy arsye, nga njëra na mungesë e vetëdijës shtetndërtuesedhe së dyti paftësia e drejtuesve të vendit. Ka një polarizim të tejskajshëm të shoqërisë dhe spostim të pandalshëm të pasurisë drejt një numri të kufizuar që kontrollojnë pasurinë. Të gjitha projektet e reklamuara flasin për një vizion jolargpamës , rrënues dhe me një kosto marramendëse për brezin tjetër” u shpreh Rama.
Duke mbetur në instrumentat për realizimin e planit të përgjithshëm kombëtar , Rama u shpreh se PS është e pafuqishme të bëjë dicka të tillë në opozite, por premtoi ai , kjo do të bëhet brenda 2 viteve të mandatit socialist.
“Ne e shohim si domosdoshmëri se gjithë kësaj inercie ti vendosim një pengesë të menjëhershme, që të realizojmë një plan të përgjithshëm kombëtar. Atë nuk mund ta realizojmë me instrumenta që kemi sot, por me instrumentat qeverisës, brenda 2 viteve të para të mandatit qeverisës. Shqipëria në 20 vjet është zhvilluar, por natyra e zhvillimit përbën pikëpyetjen më të madhe të trashëgimisë. Konsumi i potencialeve, burimeve të vendit ka sjellë një realitet ku zhvilimi i qëndrueshëm i vendit është kërcënues si model. Sot domosdoshmëria për plan kombëtar vjen në një moment kur ka ende kohë të zgjedhim se cfarë Shqipërie duam ne. Shqipëria sot nuk ka përgjigje të qarta për asnjë fushë, për asnjë investim strategjik në turizëm, nuk u përgjigjet dot investitorëve sepse ka problem me pronësinë dhe nuk ka një plan zhvillimi rajonal, në përputhje me atë kombëtar. Flitet për Shqipërinë fuqi superenergjitike në Ballkan, ku është plani që tregon se këto koncensione përkojnë me atë plan, ku është nuk ekziston, në asnjë Ministri nuk gjen dot një plan sektorial. Të gjithë diskutimet shkojnë deri në një pikë dhe pastaj kthejnë në zero. Nuk mund të ketë më zhvillim të pragmatuar, ku 325 njësi ecin në rrugën e tyre dhe asnjë ska lidhje me rrugën e tjetrit”theksoi ai.