PD, Ramës: Patriotizëm xhepi për interkonjeksionin, je goditur rëndë

Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit Tiranë- Prishtinë, ka mbajtur në linjë replikat mes krerëve të dy partive kryesore në vend. Në një deklaratë për shtyp Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses Silvi Bardhi, replikoi me Ramën duke u shprehur se; “Insistimi dhe avokatia që i bën cdo ditë këtij problemi sëbashku me Zërin e Popullit dhe simotrat e saj, fakton se duket se je goditur rëndë personalisht nga vendimi i drejtë dhe ligjor i OST-së.”
Më tej ajo sqaroi se ligjet e vendit nuk lejojnë shpalljen fituese të një kompanie me ofertë mbi 10 milionë dollarë më të shtrenjtë se kompania tjetër.
“Zoti Rama të gjithë shqiptarët e dinë mirë se këtu bëhet fjalë jo për ndërtimin apo mosndërtimin e linjës së interkonjeksionit por për shpalljen fituese të kompanisë që ka ofertën më të mirë duke iu kursyer qytetarëve shqiptarë së paku 1 miliardë e dyqind milionë lek nga borxhi i tyre për të cilin Ti bërtet cdo ditë.”- thuhet më tej në deklaratë.
Bardhi, duke e konsideruar patriozimin e Ramës, si patriotizëm xhepi, e ka sulmuar atë duke u shprehur Bardhi se ai “del e vajton çdo ditë”, pasi duket se i ka prishur shumë plane.
“Lideri i socialistëve, Edi Rama i ka bërë thirrje kreut të qeverisë, Sali Berisha të heqë postbllokun e korrupsionit nga rruga e realizimit të projektit të interkonjeksionit me Kosovën dhe të mos e damkosë me damkë turpi qeverinë e këtij vendi dhe Shqipërinë që ka interes strategjik për këtë projekt” u shpreh ajo.