E Diel, 1 Nëntor 2026

Breivik: Jam frymëzuar nga luftëtarët serb gjatë bombardimeve të NATO-s

Andres Breivik para gjykatës

Vrasësi i 77 personave të pafajshëm në Norvegji, Anders Breivik ka deklaruar para gjykatës se është frymëzuar nga nacionalistët serb duke u përpjekur të distancojë veten nga shkolla e vjetër e të djathtës ekstreme e propaganduar nga nazistët.

33-vjeçari është pyetur mbi filozofinë që fshihet pas sulmit vdekjeprurës dhe rrjetit të Kalorësve Templar, të cilën ia pretendon se e ka bashkë-themeluar në Londër në vitin 2002.

Ai ka thënë se në një farë mënyrë identiteti i tij është marrë nga Serbia. Breivik thotë se dëshironte të bëhej si serbët të cilët luftuan gjatë bombardimit të NATO-s në vitin 1999, e cila sipas tij ishte një kryqëzatë. Ai pretendon se ka takuar një hero lufte serb gjatë një udhëtimi në Liberi në vitin 2002 por refuzoi ta identifikojë atë.

Breivik (foto Reuters)

Breivik e përshkruar veten si një luftëtar rezistent dhe i gatshëm të vdesë për kauzën e tij. Jam një militant kristian, tha ai duke shtuar se nuk jam besimtar praktikues.

Ndërsa lidhur me Kalorësinë Templare, prokurorët thonë se ajo nuk ekziston në mënyrën se si e përshkruan Breivik por ky i fundit e kundërshtoi një gjë të tillë.

Breivik nëse rezulton i përgjegjshëm mendërisht rrezikon deri në 21 vite burg. Por ai e ka cilësuar patetike një dënim të tillë. Shfajësimi ose dënimi me vdekje janë dy rrugët e logjikshme të kësaj çështje. 21 vite burg e shoh si dënim patetik, tha 33-vjeçari para gjykatës.

Por në Norvegji nuk ekziston dënimi me vdekje. I vetmi vend në Evropë që ka në fuqi një dënim të tillë është Bjellorusia. Norvegjia e hoqi një dënim të tillë në vitin 1905 por e la në fuqi për krimet lufte deri në vitin 1979. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›