E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto takon Klinton ftohet per vizite ne SHBA

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ka zhvilluar dje nje takim me sekretaren e Shtetit amerikan Hilari Klinton. I ftuar ne darken e punes Trans-Atlantike dhene nga sekretarja e Shtetit ne Nju Jork kreu i diplomacise shqiptare pati nje takim me zyrtaren e larte amerikane. Ne kete darke pune ku ishin te ftuar ministrat e Puneve te Jashtme te vendeve anetare te NATO-s u diskutua rreth disa ceshtjeve te rendesishme per paqen dhe sigurine ne zonen euroatlantike dhe me gjere si dhe mbi sfidat e reja per sigurine e perbashket dhe mundesine e rritjes se bashkepunimit me qellim perballimin e tyre.

Gjate darkes Haxhinasto zhvilloi edhe nje bisede me sekretaren amerikane te Shtetit Hilari Klinton. Ne nje njoftim te sjelle nga zyra e shtypit e Ministrise se Jashtme te Shqiperise thuhet se zyrtarja amerikane e uroi Haxhinaston per marrjen e detyres dhe i konfirmoi ftesen per nje vizite ne Uashington ne fundin e ketij viti. Gjate bisedes me Sekretaren Klinton Ministri Haxhinasto diskutoi rreth zhvillimeve ne rajon duke theksuar gatishmerine e Shqiperise per te promovuar me tej dialogun dhe bashkepunim konstruktiv mes vendeve te Ballkanit Perendimor. Gjithashtu ben te ditur Ministria e Jashtme kreu i diplomacise shqiptare theksoi se eshte i nevojshem vazhdimi i angazhimit intensiv te Shteteve te Bashkuara ne procesin e bisedimeve qe Qeveria e Kosoves do te vazhdoje me Serbine per ceshtje teknike vecanerisht tashme qe ceshtja e statusit eshte mbyllur perfundimisht. Sekretarja Klinton i konfirmoi Ministrit Haxhinasto se SHBA do te jete pjese aktive e ketij procesi. Darka Trans-Atlantike u organizua gjate Sesionit te 65 te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se qe po zhvillohet ne Nju Jork.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›