E Diel, 1 Nëntor 2026

Pagat e reja per punonjesit e bashkive dhe komunave

TIRAN- Qeveria miratoi disa jave me pare ndryshimin e nivelit te pages per te gjithe punonjesit e njesive te qeverisjes vendore. Ndryshimet sapo jane botuar ne fletoren zyrtare e cila u jep atyre fuqi ekzekutive. Gazeta publikon sot tabelat e plota me pagat e reja te punonjesve ne te gjithe bashkite dhe komunat e vendit dhe njesite bashkiake te kryeqytetit si dhe punonjesit e policise ne keto njesi. Rritja eshte aplikuar sipas numrit te banoreve per secilen njesi te qeverisjes vendore. Krahas pages baze punonjesit e bashkive dhe te komunave perfitojne nje shtese mbi pagen e cila miratohet me vendim te keshillit te njesise se qeverisjes vendore brenda kufijve te lejuar nga qeveria sipas numrit te banoreve.

Shtesa per pozicione te klases I te cilat kane pergjegjesine per menaxhimin e institucionit percaktimin e programeve te pergjithshme ne fushat qe mbulon institucioni koordinimin e ketyre programeve te pergjithshme dhe perdorimin e gjitha burimeve financiare per bashki me numer banoresh me 100 mije banore varion nga 25 mije deri ne 65 400 leke ndersa per njesi te qeverisjes vendore me numer banoresh nga 50 mije deri ne 100 mije shtesa varion nga 22 200 deri ne 59 000 leke.

Per te njejten kategori shtesa per njesite e qeverisjesvendore me numer banoresh nga 20 mije deri ne 50 mije varion nga 20 600 deri ne 48 000 leke ndersa per bashki apo komuna me te vogla kjo shtese varion nga 17 000 leke deri ne 33 500 leke. Shtesa jane miratuar edhe per kategorite e tjera te punonjesve te cilet pasqyrohen me detaje ne tabelen e meposhtme.
Per sa i perket policise se njesive te qeverisjes vendore kryeinspektoret ne bashki apo komuna me numer banoresh mbi 50 mije varion nga 57 mije deri ne 65 mije leke ndersa per bashki apo komuna me numer banoresh nga 5 000 deri ne 50 000 shtesa e pages do te varioje nga 44 000 deri ne 49 000 leke. Kryeinspektoret e njesive bashkiake te Tiranes marrin nje shtese nga 72 mije deri ne 82 mije leke ndersa inspektoret ne bashki apo komuna me mbi 50 mije banore marrin nje shtese nga 40 deri ne 45 mije leke. nderkohe punonjesit e Policise ne njesite e qeverisjes vendore me 5 000 deri ne 50 000 banore marrin nje shtese 32 000 deri ne 37 000 leke ndersa ata me numer banoresh me te vogel perfitojne nje shtese nga 29
000 deri ne 32 000 leke.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›