E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto, te huajve: Ejani dhe investoni ne energji

Shqiperia ofron mundesi dhe kapacitetet te larta energjetike, prandaj investitoret e huaj jane te ftuar te investojne ne kete fushe. Nje ftese te tille, ministri i Ekonomise, Edmond Haxhinasto, e beri gjate Forumit Boteror te Energjise, mbajtur ne Dubai. Para mbi 80 lidereve boterore dhe mbi 100 ministrave te Energjise dhe Mjedisit, si dhe eksperteve te fushes nga e gjithe bota, ai perseriti oferten e Shqiperise per projekte te reja ne sektorin energjetik. Meqe fokusi i ketij Forumi ishte trajtimi i sfidave te energjise ne nivel global, si edhe nevoja gjithmone e ne rritje per furnizimin me energji, ne funksion te tyre, kreu i Energjetikes shqiptare, theksoi gjithashtu se “ne nje kohe ku konsumi energjetik boteror kerkon eksplorimin e resurseve te reja, promovimi i energjive te rinovueshme eshte i domosdoshem. Ne kete kuader, ai paraqiti edhe mundesite dhe kapacitetet energjetike te Shqiperise, per ecurine e ketij sektori, duke bere nje ekspoze te reformave te qeverise shqiptare per te rritur prodhimin e energjive te tilla ne vend, dhe rritjen e sigurise te furnizimit te saj. Ne detaje, Haxhinasto iu referua dokumenteve strategjike per reformat e sektorit, duke permendur Strategjine e BE per vitin 2020, si dhe objektivat e Traktatit te Energjise per Europen Juglindore ku Shqiperia eshte pale, per realizimin e totalit te konsumit te energjise se rinovueshme deri ne rreth 40%, ne vitin 2023. Ne fund, ministri Haxhinasto, pasi radhiti nje sere oportunitetesh ne projekte te ndryshme hidro-energjetike, ne ndertimin e parqeve eolike, apo paneleve diellore, ftoi homologet e tij dhe kompanite e huaja pjesemarrese te vijne ne Shqiperi dhe te investojne per realizimin e ketyre projekteve. Per ta permbyllur me rendesine e madhe qe kane projektet e energjise se rinovueshme per te perballuar me sukses ne te ardhmen sfidat e zhvillimit ekonomik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›