E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti kerkon njohjen e diplomave, Beogradi ngurron

Pala serbe ende ngurron te njohe diplomat e universiteteve shteterore shqiptare edhe pse nje draft-marreveshje gjendet prej dhjete vjetesh ne tryezen e tyre. Ne bisedimet mes dy ministrave te Jashtem Panariti-Mrkic dje ne Tirane si dhe ne konferencen per shtyp me pas, ceshtja e njohjes se diplomave, ngritur pak dite me pare ne Luginen e Presheves nga rektori i UT, Prof. Dr. Dhori Kule, ishte ne qender te vemendjes. Ministri i Jashtem Edmond Panariti shprehu zhgenjimin per zvarritjen shumevjecare. “Nenshkrimi i marreveshjes per njohjen reciproke te diplomave, si dhe marreveshjeve te tjera, qe ne kemi prej kohesh ne proces, do te jene piketa konkrete bashkepunimi mes institucioneve te dy vendeve tona”, tha MPJ shqiptar. Deklarata e Panaritit vjen nderkohe qe qeveria serbe prej mese dhjete vjetesh, mban peng paktin per njohje diplomash shqiptare ne Serbi, duke shkaktuar telashe per mijera shqiptare te Serbise qe diplomohen ne universitetet shqiptare.

Vit pas viti, Ministria e Arsimit propozon kuota per studentet e trojeve shqiptare jashte kufijve, kuota te cilat miratohen nga Keshilli i Ministrave, ne baze te propozimit te MASH. Studentet nga Lugina e Presheves i kryejne studimet, por kur kthehen ne vendin e tyre, diploma nuk luan asnje rol. Burime nga Ministria e Puneve te Jashtme te Shqiperise tregojne se marreveshja eshte ne proces. “Ka qe ne vitin 2002 qe e kemi formuluar marreveshjen per njohjen e diplomave, por ajo ka ngecur. Edhe pse kane kaluar 10 vjet, ajo ende nuk eshte nenshkruar, pasi pala serbe ka pretenduar se kerkohet miratimi nga ana teknike, e universiteteve ne Beograd”, - vijojne burime nga Ministria e Jashtme shqiptare. Por, duket se me biseden e zhvilluar dje nga ministrat Panariti e Mrkic, gjithcka eshte ne rruge te drejte, pra drejt realizimit. Keshtu, pritet qe Republika e Serbise te miratoje njohjen e diplomave te leshuara nga universitetet shteterore te Shqiperise, per studentet nga Lugina e Presheves. Pak dite me pare, rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, shprehu per gazeten “KJ” shqetesimin per faktin se studenteve nga Presheva nuk u njihet diploma. Rektori Kule theksoi angazhimin e tij per te bere me shume perpjekje per shkollimin e te rinjve shqiptare nga trojet shqiptare pertej kufirit, permes hapjes se dyerve te universitetit. “Serbia eshte faktikisht i vetmi shtet qe nuk njeh diplomat e Universitetit te Tiranes dhe universiteteve te tjera publike ne Shqiperi", - eshte shprehur dr. Kule, rektor i UT, por edhe kreu i Konferences se Rektoreve. Ky fakt perben shqetesim te thelle jo vetem per akademiket shqiptare, por edhe per studentet qe diplomohen. Ata hasin ne veshtiresi per te prezantuar diplomat e tyre ne vendbanimin, Lugina e Presheves dhe per rrjedhoje jane te bllokuar ne integrimin e tyre normal ne jeten e vendit edhe pse kane perfunduar me rezultate te mira studimet e larta universitare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›