E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto therret per sqarime ambasadorin grek

/ /

Pak dite pas deklaratave te konsullit grek ne Korce se ekziston nje minoritet i vendit fqinj ne kete zone reagon ashper qeveria shqiptare. Mesditen e djeshme ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ka thirrur per sqarime ambasadorin e Greqise ne Shqiperi Nicolas Pazios lidhur me deklaratat e konsullit grek Theodhoro Ikonomus ne ceremonine e organizuar me rastin e 20-vjetorit te themelimit te organizates Omonia ne qytetin e Korces. Ne njoftimin e zyres se shtypit te Ministrise se Jashtme thuhet se keto deklarata jane te papranueshme dhe cenojne miqesine mes dy vendeve. Ministria e Puneve te Jashtme beri te qarte qendrimin e saj mbi keto deklarime duke i quajtur ato te papranueshme. Deklarata te tilla nuk pasqyrojne permbajtjen e marredhenieve shqiptaro-greke dhe cenojne frymen e miqesise mes dy vendeve thuhet ne njoftimin per shtyp te ministrise. Ne ceremonine e zhvilluar ne Korce pas fjales se kreut te Omonias se kesaj dege Ligoraq Karamelo ka folur para te pranishmeve konsulli Ikonomu duke u shprehur hapur se ne Korce ka greke. Pershendes greket e Korces sepse kjo qe ndodh sot ju perket atyre. Do te jap edhe nje here te njejtin mesazh Po ekzistojne greke ne Korce. Po vllehte jane greke. Greke mos u trembni nga regjistrimi i popullsise te shpallni origjinen reale dhe te gjithe atyre qe jane ne dyshim e me frike dhe pyesin veten jam me siguri grek ju them nje gje Shkoni ne varreza dhe shikoni varrezat e eterve dhe gjysherve tuaj dhe gjuhen ne te cilen jane te shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Keto varreza jane ne gjuhen greke. Kjo beteje nuk mbaron me regjistrimin e popullates por nis me regjistrimin e popullates greke u shpreh Ikonomu. Ai ka vazhduar me tej duke pershkallezuar deklaraten e tij ne percaktimin e zones juglindore si Vorio-Epir. Ekzistojne te drejta te minoriteteve dhe keto duhet te vihen ne funksion ne te gjitha zonat e Shqiperise te cilat perfaqesojne emrin Vorio-Epir. Ky eshte Vorio-Epiri. Ne Vorio-Epir ekzistojne greke kjo vertetohet dhe do vertetohet me teper kur te regjistrohet popullata dhe ketu duhet te funksionojne te drejtat e minoritetit. Ju pershendes ju greket e Korces. Kurajo shprese dhe beteje u shpreh ne fjalen e tij konsulli i Pergjithshem grek.

Tavo Deklaratat te demshme

Levizja Socialiste per Integrim i ka quajtur te demshme deklaratat e bera nga konsulli grek ne Korce Theodhoro Ikonomus lidhur me ekzistencen e minoritetit etnik grek ne kete zone. Deputeti Vangjel Tavo tha ne nje komunikim me mediat se minoriteti grek ne Shqiperi eshte nje kontribuues i rendesishem per integrimin europian te Shqiperise ashtu sikunder jane kontribuues te rendesishem te shtetit helen qytetaret shqiptare qe punojne dhe jetojne ne Greqi. Prandaj cdo koment apo gjykim mbi keto kontribute apo vlera te patjetersueshme nga pozita nacionaliste eshte i demshem dhe bie ndesh me aspiraten europiane te 2 popujve tane dhe 2 vendeve tona anetare te NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›