KQZ Do emerojme komisionere pa parti
Kur tashme ka skaduar afati ligjor per dergimin e komisionereve te KZAZ-ve Partia Socialiste dhe Bashkimi per te Drejtat e Njeriut nuk kane derguar emrat. Por kreu i KQZ-se Arben Ristani u shpreh se keto parti do te priten deri ne nje moment te caktuar dhe nese nuk sjellin emrat atehere do te veproje KQZ-ja duke i zevendesuar vendet e opozites me studente avokate e mesues per te bere detyren. Sipas Ristanit nje gje te tille e parashikon Kodi Zgjedhor kur nje parti nuk kerkon te bashkepunoje me KQZ-ne. Kodi Zgjedhor parashikon te drejten e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve kur ezaurohen kerkesat e partive politike qe kane te drejten te propozojne kandidaturat parashikon te drejten e KQZ-se per te emeruar anetare dhe komisionere te KQZ-se ne ato vende ku nuk plotesohet kuorumi vendimmarres. Per kete arsye ne do mundohemi sigurisht per te ruajtur balancimin e ketyre institucioneve dhe do shikojme mundesite per te emeruar komisioneret e rinj nga radhet e mesuesve avokateve studenteve. shte nje gje qe do ta mendojme ne KQZ dhe do kete nje vendimmarrje per kete ceshtje. Megjithate qe KQZ te mundohet te jete i paanshem dhe te vazhdoje punen e tyre ne kete fushe mendoj se mund te kerkojme anetaret e rinj tek njerezit te cilet nuk jane te angazhuar politikisht deklaroi dje Ristani. Ai tha me tej se eshte e pamundur qe te kete nje reagim per mungesat e pajustifikuara te tre anetareve te KQZ-se. Ajo qe une ju thashe eshte qe ne kemi mundesine te vazhdojme me pergatitjen e zgjedhjeve ne menyre te rregullt. Fakti qe tre anetare nuk marrin pjese per mua eshte shkelje e hapur e ligjit dhe eshte anshmeri e tyre ne kryerjen e detyres. Kjo anshmeri pervec se ne kundershtim me ligjin vjen ne kundershtim edhe me betimin qe ato kane bere ne Parlamentin e Shqiperise. Kjo eshte ceshtje e tyre ne do vazhdojme te menaxhojme zgjedhjet. Nuk mund te arsyetoj ne baze te ligjit ne momentin kur jemi perpara nje absurditeti te tille. Ligji parashikon qe anetari qe mungon me shume se dy mbledhje pa arsye i propozohet Kuvendit te Shqiperise shkarkimi i tij. Po Kodi Zgjedhor parashikon qe shkarkimi propozohet me nje vendimmarrje qe kerkon 5 vota ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Pra ligji eshte i ndertuar mbi bazen e nje logjike normale dhe jo mbi bazen e absurditetit tha dje Ristani.
ERALD KAPRI