E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia, akoma në përpjekje për anëtarësim në BE

Gyl, i cili sot pritet të mbërrijë në një vizitë 3-ditore në Britaninë e Madhe, deklaroi përpara nisjes se anëtarësimi i vendit të tij do të ishte në dobi të vetë Bashkimit Evropian, për shkak të “qëndrueshmërisë dhe dinamizmit të ekonomisë turke”.

Londra zyrtare ka qenë një prej nismëtareve të hapjes së bisedimeve në vitin 2005 dhe e ka mbështetur kandidaturën turke dhe. Nëse do të anëtarësohet, Turqia do të jetë vendi i parë i Unionit me shumicë myslimane.

Problemi më i madh në këtë pikë, është problemi delikat i Qipros së veriut, ku autoritetet turke kanë instaluar një shtet të njohur vetëm prej tyre, pas një lufte të shkurtër në vitin 1974. Në kushtet aktuale, duket pothuajse e pamundur që Qiproja, një vend anëtar i BE-së, të japë aprovimin e tij për anëtarësimin.

Sipas rregullores dhe të ligjeve të BE-së, çdo vend anëtar duhet të ratifikojë anëtarësimin e një shteti të ri, në mënyrë që të ai të pranohet në bashkësinë e përbashkët.

Në takimet e presidentit Gyl me kryeministrin David Cameron, Siria pritet të jetë gjithashtu një prej temave kryesore të bisedimeve. /L.F/Start/

                                                                                             2011-11-20 11:31
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›