Haxhinasto vizitë dyditore në Malin e Zi

Në programin e vizitës veç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy ministrave të Punëve të Jashtme, janë parashikuar takime të Ministrit Haxhinasto edhe me Presidentin e Malit të Zi, zotin Filip Vujanoviç, me Kryetarin e Parlamentit, zotin Ranko Krivokapiç dhe me Kryeministrin, zotin Igor Lukshiç.
Gjithashtu Zoti Haxhinasto do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e partive parlamentare shqiptare në Mal të Zi, si dhe me drejtuesit e pushtetit vendor në Ulqin dhe Tuz. /Start/
2012-04-05 12:00
Gjithashtu Zoti Haxhinasto do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e partive parlamentare shqiptare në Mal të Zi, si dhe me drejtuesit e pushtetit vendor në Ulqin dhe Tuz. /Start/
2012-04-05 12:00