Maqedoni, fjala e Topallit për rolin e shqiptarëve në çlirimin e Shkupit, nxit debat

Jozefina Topalli në Parlamentin e Maqedonisë
Fjala e mbajtur nga kryeparlamentarja e Shqipërisë Jozefina Topalli në Parlamentin e Maqedonisë ka nxitur debat në shtetin fqinj. Topalli para parlamentarëve maqedonas foli për rolin e shqiptarëve në lëvizjet çlirimtare ndaj sundimit osman.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë u shpreh se në vitin 1844, Shkupi u çliruar me ndihmën e 10 000 kryengritësve të udhëhequr nga Dervish Cara. Topalli ka nënvizuar gjithashtu se dhe Manastiri me Dibrën u kryen në qendra kryesore të lëvizjes shqiptare për çlirim kombëtar.
Instituti i Historisë në Maqedonisë ka rrëzuar tezën e Topallit duke thënë se Dervish Cara që nga Topalli konsiderohet se ka luajtur rol për çlirimin e Shkupit – ka qenë një shërbëtor i turqve. ”Këto janë vetëm keqpërdorime nacional -romantike të historisë për qëllime politike”.

Katerina Todorovska
Kurse, Katerina Todorovska nga ky institut konstatimet e Topallit i cilëson si politike ndërsa ka propozuar që për të gjitha çështjet e diskutueshme të sqarohen bashkërisht nga historianët maqedonas dhe shqiptare.
Unë do apeloja të ulemi me kolegët historian shqiptar pavarësisht nga ajo që është thënë në politikë, të ulemi dhe ta shqyrtojmë atë pjesë jo vetëm për Derish Carën, jo vetëm për kryengritjen e Ilindenit, jo vetëm për 12 gushtin çlirimin e Shkupit, pra gjithë atë që na ne na dhemb. Apeloj të mos keqpërdoret historia për qëllime politike, është shprehur Todoroska.

Skender Asani
Nga ana tjetër, historiani Skender Asani thotë se ekzistojnë fakte të pamohueshme që vërtetojnë pohimet e kryeparlamentares Topalli se Shkupi është çliruara nga forcat kryengritëse të Dervish Carës. Madje Asani si dëshmi jep jo vetëm dokumentet e shteteve me relevancë por edhe shkrimet të gazetave serbe të saj kohe.
Shqiptarët nuk i kanë zbuluar dhe nuk kanë shkruar për këto ngjarje vet histroriografia maqedonase vet dokumentet e forin ofisit, ato franceze, vieneze, të gjitha flasin për këtë kryengritje të jashtëzakonshme dhe sidomos për figurën e Dervish Carës ,… në këtë drejtim argumentojnë dokumentet dhe shtypi autentik i kohës. Ne vetëm po plasojmë një gazetë beogradase novine e cila argumenton se në Shkup në atë periudhë e kanë çliruar 20 mijë kryengritës shqiptar Shkupin, ka thënë Asani.
Në një kohë që zhvillohet një debat i tillë, Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase ka zgjedhur disa kandidatë të propozuar për anëtarë të rregullt të saj, në mesin e të cilëve nuk ka asnjë kandidat shqiptarë. Edhe pse ishin paraqitur edhe kandidatë shqiptarë për tu bërë pjesë e ASHAM, asnjëri prej tyre nuk ka marrë mbështetjen e nevojshme për tu bërë pjesë e institucioni shkencor. Pjesë e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë janë vetëm dy shqiptarë, Alajdin Abazi si anëtarë i rregullt dhe Ali Aliu si anëtarë i jashtëm. /F.S/
Pjesë nga fjalimi i Topallit mbajtur në parlamentin maqedonas:

Jozefina Topalli
Vitin e kaluar keni festuar 20-vjetorin e pavarësisë, ditëlindje e bukur për qytetaret e Republikës së Maqedonisë. Këtë vit ne shqiptarët festojmë 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, festojmë 100-vjetorin e flamurit tonë. Në këtë përvjetor kujtojmë me respekt dhe nderim kontributin që dha popullsia e kësaj treve në çlirimin nga sundimi osman. Ishte pikërisht këtu kur në shkurt 1844, 10. 000 kryengritës nën drejtimin e Dervish Carës, çliruan Shkupin dhe paraqitën kërkesën e parë për autonomi. Që nga ajo kohë Shkupi, Manastiri dhe Dibra u bënë nga qendrat kryesore të lëvizjes shqiptare për çlirim kombëtar.
Lëvizja patriotike shqiptare u zhvillua krahas asaj maqedonase. Kryengritja e popullsisë maqedonase e Ilindenit në 2 gusht 1903 në rrethinat e Manastirit u mbështet edhe nga popullsia shqiptare e cila ishte pjesë aktive edhe në krijimin e Republikës së Krushevos, ku këshilli i drejtuar nga shqiptari Vangjel Dino përbëhej nga përfaqësues të komuniteteve maqedonase, shqiptare dhe vllahe.
Ngado që të nisemi në histori, nga perandoritë e ndryshme deri te qytetarët e Bashkimit Evropian, gjithmonë do të takohemi me rrënjët e gërshetuara të shteteve dhe qytetarëve tanë. Proceset e demokratizimit dhe ndarja nga e kaluara e të dyjave vendeve tona u bë pothuajse paralelisht. Që nga ajo kohë, që nga ajo ditë marrëdhëniet me Maqedoninë i konsiderojmë veçanërisht të rëndësishme si marrëdhënie të dy vendeve fqinje që kanë interesa të njëjta për paqe, stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon dhe që udhëhiqen nga objektiva të njëjta në politikën e integrimit.