Haxhinasto vizitë në Kanada, me qëllim nxitjen e investimeve
TIRANË- Kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto po zhvillon një vizitë zyrtare në Kanada, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kanadasë, John Baird.
Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se në programin e kësaj vizite, veç takimit e bisedimeve me homologun e tij kanadez, janë parashikuar takime edhe me politikanë të tjerë të lartë kanadezë, si me Kryetarin e Senatit, Noel Kinsella, Gerald Keddy, Sekretarin Parlamentar te Ministrit të Tregtisë Ndërkombëtare, me Kryetarin e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, Dean Allison dhe anëtarët të tjerë të këtij Komisioni, etj.
Gjatë takimeve me zyrtarët e lartë, do të diskutohet mbi marrëdhëniet e bashkëpunimin të deritanishëm midis të dy vendeve si dhe perspektiva e zhvillimit e intensifikimit të mëtejshëm të tyre.
Qëllimi i vizitës është që krahas zhvillimit të marrëdhënieve të shkëlqyera politike, në kuadrin dy e shumëpalësh që ekzistojnë midis të dy vendeve, të nxitet bashkëpunimi sidomos në fushën e investimeve.
Në programin e vizitës është parashikuar edhe nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë Shqiptare për Investim e Zhvillim) dhe Agjencisë Shtetërore të Mbrojtjes së Investimeve Kanadeze Jashtë.
(el.me/BalkanWeb)