E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme në Damask, 40 të vdekur, 170 të plagosur

DAMASK- Dy atentatet që tronditën sot në mëngjes Damaskun kanë shkaktuar 40 të vdekur dhe 170 të plagosur, shumica e të cilëve civilë, njoftoi radiotelevizioni shtetëror sirian.
Televizioni në fjalë transmetoi imazhet e para nga vendet e ngjarjes, ku shiheshin qartë viktimat dhe një numër i madh makinash që digjeshin, duke shtuar se sulmet terroriste ishin kryer në momentet kur njerëzit shkonin në punë dhe nxënësit në shkolla.

Televizioni i ka quajtur shpërthimet "sulme terroriste". Pamjet televizive treguan dhjetëra automjete të djegura dhe të shkatërruara, sikurse edhe trupa të djegur.

Shërbimet e sigurisë, të ndihmuar nga banorët, po heqin nga rrugët të vrarët dhe të plagos urit
Raportet thonë se shpërthimet, të cilat goditën pak para orës 8 , kishhin në shënjestër një bazë të zbulimit ushtarak.
Askush nuk ka marrë përgjegjësinë. Kreu i misionit vëzhgues të Kombeve të Bashkuara gjeneral-majori Robert Mud ka vizituar skenën e ngjarjes dhe i ka dënuar sulmet.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›