E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto vizite ne Maqedoni

Numri dy i qeverisë shqiptare, njëkohësisht ministër i Jashtëm Edmond Haxhinasto nis të enjten një vizitë dyditore në Maqedoni, me ftesë të Ministrit të Jashtëm Nikolla Popovski.

Në programin e vizitës veç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy ministrave të Punëve të Jashtme, janë parashikuar takime të Ministrit Haxhinasto edhe me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, zotin Gjeogje Ivanov, me Kryetarin e Parlamentit, zotin Trajko Veljanovski, me Kryeministrin, zotin Nikolla Gruevski dhe me  Zëvëndëskryeministren për Çështjet e Eurointegrimit, znj. Teuta Arifi.

Sipas njoftimit të Ministrisë, mësohet se Haxhinasto do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e partive kryesore politike shqiptare në Maqedoni.

Vizita e Haxhinastos vjen pas regjistrimit të disa incidenteve radhazi në dëm të komunitetit shqiptar që jeton në Maqedoni.

Më herët Ministria e Jashtme Shqiptare dënoi dhunën ndaj nxënësve shqiptare dhe ngjarjen tragjike në Gostivar.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›