Tirane paraplegjiket ndeshen me policine

Paraplegjikët në Tiranë janë ndeshur mëngjesin e së enjtes me policinë, e cila i ka ndaluar ata të vendosnin një podium përpara selisë së Parlamentit.
Podiumi do të vendosej pasi paraplegjikët dhe të verbërit kanë organizuar për sot një protestë për ndryshimin e statusit.
Protesta ishte paralajmëruar para disa ditësh për në disa qytete të vendit. Në Shkodër, policia ka ndaluar autobusët me paraplegjikë të vijnë në Tiranë.
Shoqata e të Verbërve dhe Paraplegjikëve të Shqipërisë protestuan edhe një javë më parë kundër projektligjit për ndryshimet në statusin e tyre, i cili pritet të kalojë në seancën e radhës së kuvendit të Shqipërisë.
Duke sfiduar kushtet e motit, të verbërit e paraplegjikët kërkuan nga deputetët të mos e votojnë projektligjin që rrëzon të drejtat e tyre të fituara që në vitin 1996.
Sipas projektligjit, do të jetë qeveria ajo që do të përcaktojë masën e rimbursimit për shërbimet që më parë ishin përfshirë në ligj.
Tashmë shërbime si ngrohja e telefonia do të përcaktohen me akte nënligjore nga Këshilli i Ministrave, gjë që është kundërshtuar nga të verbërit e paraplegjikët.
Nëse miratohen ndryshimet e statusit, shoqatat e prekrura direkt nga ky projektligj kanë paralajmëruar se do t'i përshkallëzojnë protestat.