E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto viziton studentet e plagosura ne Vjene

Gjendja shëndetësore e vajazave që u plagosën në aksidentin e Himarës është përmirësuar
Gjendja shëndetësore e dy studentet të plagosura në aksidentin tragjik më 21 maj në Himarë, të cilat prej javesh janë nën kujdesin e mjekëve në Austri është përmirësuar dukshëm.

Këtëe e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto në një lidhje telefonike me abc neës nga Vjena, ku kishte shkuar për të vizituar studenten Eriselda Gubere që një ditë më parë doli nga koma

Ministri Haxhinasto konstatoi se megjithëse me vështiresi Eriselda tashmë arrin të flasëndryshe nga studentja Florie Peci, e cila megjithëse në gjendje më të mirë ende nuk mund të komunikojë.

Në aksidentin tragjik të ndodhur në Qafën e Vishës në Himarë, ku autobusi me studente të univeristetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, ra në humnerë, humbën jetën 13 persona dhe u plagosën 26 studente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›