E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i mbyll kalimin ilegal të kufirit në afërsi të Bërnjakut

16-06-2012 / Gazeta 55

Operacioni për një ambient të qetë dhe të sigurtë

Mëngjesin e së shtunës, KFOR-i ka filluar një operacion për t’i mbyllur fizikisht vendkalimet e paautorizuara në afërsi të Bërnjakut.
“Ky operacion është duke u kryer, në mënyrë që të kontribuojë për një ambient të qetë dhe të sigurt, duke parandaluar lëvizjet e paautorizuara përgjatë vijës kufitare”, thuhet në komunikatën e KFOR-it. Që nga ora 05:30 e mëngjesit, KFOR-i ka vendosur disa pika kontrolli të automjeteve dhe ka bërë kordonin e disa zonave për shkaqe sigurie.
“Ky aktivitet bëhet në mbështetje të operacioneve që kanë të bëjnë me mbylljen fizike të pikave të paautorizuara kufitare”, vijon komunikata. Pas përfundimit të operacionit, KFOR-i njofton se pikat e kontrollit të automjeteve do të largohen dhe kordonët përreth zonave të siguruara do të hiqen. Në vazhdën e këtij operacioni nuk është raportuar asnjë incident. Ky vendkalim i paautorizuar së shpejti do të jetë i pakalueshëm për shkak të barrierës fizike të vendosur nga KFOR-i, thuhet në komunikatë, ku potencohet po ashtu se operacioni është në pajtueshmëri të plotë me kornizën e misionit paqeruajtës të NATO-s.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›