Tre skenare per te ardhmen e Europes

Pesëdhjetë vjet më parë një francez dhe një gjerman të shqetësuar nga shkatërrimi që kishte lënë pas Lufta e Dytë Botërore vendosën të bashkoheshin. Kancelari I Gjermanisë perëndimore Konrad Adenauer dhe kryeministri francez Robert Shuman filluan në mënyrë modeste integrimin europian, për të lidhur së bashku industritë e Francës, Gjermanisë Perëndimore dhe vendeve të Beneluksit. Një bashkim ky që pas një gjysëm shekulli do të përfshinte gjithsej 27 vende anëtare, disa prej të cilave nuk ekzistonin ende në vitin 1952. por aktualisht vizioni I Bashkimit Europian është në një udhëkryq historik, vision që rrezikon të shpërbëhet në muajt e ardhshëm. Sipas analizave të ndryshme që shumë ekspertë kanë nxituar të bëjnë këto kohë do të ishin tre skenaret e mundshme për të ardhmen e Bashkimit Europian, në një kohë kur kriza financiare ka goditur rëndë disa nga vendet anëtare. Skenari I parë dhe më dramatic është ai I një kolapsi të eurozonës, duke filluar në Greqi për tu përhapur më pas dhe në Spanjë e Itali. Skenari në fjalë fillon në mënyrë shumë të thjeshtë, me fitoren në zgjedhjet e të dielës në Greqi të partive kundër memorandumit, duke u ndjekur më pas me një boshatisje të plotë të arkës së shtetit grek. Ministri actual I ekonomisë në Greqi ka bërë të qartë se vendi ka fonde të mjaftueshme mbijetese deri në datë 15 korrik.
Skenari I dytë ka të bëjë me përpjekje të mëtejshme të vendeve europiane për integrimin banker dhe fiscal. Një marrëveshje ndërmjet Greqisë dhe Trojkës, duke pasur parasysh se 80 për qind e grekëve dëshirojnë të qëndrojnë në zonën e euros, nuk është dhe aq e pamundur, do e shpëtonte vendin nga humnera edhe pse një rimëkëmbje e plotë do të kërkonte vite të tëra pune.
Skenari I tretë ka të bëjë me një hap të guximshëm drejt integrimit më të afërt: "konvergjencës ekonomike" premtuar nga Mastriht, por që kurrë nuk është kuptuar nga qeveritë të cilat kanë lejuar rritjen e borxhit duke dështuar kështu në liberalizimin e tregjeve të tyre të punës, mbikëqyrjen e bankave të tyre, apo harmonizimin e sistemeve të tyre tatimore. Kjo është dhe ideja e presidentit francez Hollande, i cili dëshiron masa për të stimuluar rritjen dhe "imagjinatën, për të thelluar bashkimin financiar, si për shembull një fond të përbashkët për të paguar borxhin.