E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krrabe aksidentohet autobusi me delegate te AK-se

Një aksident me pasojë plagosjen e pasagjerëve të autobusit të linjës Librazhd-Elbasan ka ndodhur në aksin Tiranë Elbasan, në vendin e quajtur Qershitë, në zonën e Petreshit. Nga aksidenti mësohet se nuk ka viktima, por janë plagosur lehtë pasagjerët, të cilët ishin delegatë të Kongresit të Aleancës Kuq e Zi, ndërsa vetëm njëri prej tyre, pikërisht Artan Kojku ka thyerje të krahut.
Autobusi me 31 pasagjerë, i cili drejtohej nga Mit'hat Biçaku ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Qershitë”, ku sipas dëshmive nga vendngjarja ka qenë një fuoristradë që ka tentuar të parakalojë autobusin, i cili shmangu përplasjen dhe devijoi duke rënë disa metra.
Policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje bllokoi aksin rrugor dhe evakuoi menjëherë pasagjerët e plagosur nga të cilët 22 ndodhen në spitalin e Elbasanit dhe një prej të plagosurve është dërguar në Tiranë, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zv/drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe drejtori i Policisë rrugore Vullnet Topalli, ndërsa kanë mbërritur në vendngjarje dhe 3 helikopterë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ambulanca nga spitali i Elbasanit.

Ora 19:06 Gazetarja e abc news Drilona Hoxhaj,e cila ndodhet në vendngjarje raporton se ka mbërritur grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa është transportuar në spitalin Ushtarak në Tiranë një nga të plagosurit. 

Pjerin Xhuvani: Në spitalin e Elbasanit 22 të plagosur
Drejtori i Spitalit të Elbasanit Pjerin Xhuvani konfirmon në një lidhje telefonike për Abc neës se në këtë spital ndodhen 22 të plagosur, 6 prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë por jashtë rrezikut për jetën. Per te vizituar te plagosurit në spital kanë mbërritur edhe depuete te PD-se.

Turku: Evakuimi i të plagosurve u krye shpejt
Nënkryetari i Kuvendit dhe njëherësh deputeti i Qarkut të Elbasanit Ardian Turku në një lidhje telefenike për Abc news theksoi se, nuk ka viktima nga aksidenti, ndërsa evakuimi i të plagosurve është kryer shpejt.

Vasili për Abc News: 3 helikopterë për të plagosurit më rëndë
Minisitri i Shëndetësisë Petrit Vasili theksoi angazhimin e strukturave të Shëndetësisë për të përballuar situatën. “Gjendja e gatishmërisë është maksimale”- theksoi Vasili, ndërsa konfirmoi se 3 helikopterë janë dërguar në ndihmë të të plagosurve, kurse tëb dëmtuarit jaqnë jashtë rezikut për jetën.

Vullnet Topalli: Nuk ka viktima, të lënduar lehtë
Në një lidhje telefonike për abc news drejtori i Policisë rrugore Vullnet Topalli konfirmon për abc neës se nuk është një aksident me pasoja tragjike, por vetëm të lënduar lehtë, ndërsa vetëm njëri prej tyre është në gjendje të më të rëndë, pasi ka thyer krahun, por që nuk përbën rrezik për jetën.
Sipas tij: “Autobusi ime targa LB 31 56 A, i nisur nga Tirana në Elbasan ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Qershia” dhe janë plagosur pasagjerët, ndërsa një prej tyre është më rëndë, pasi ka një thyerje të krahut”- konfirmon Topalli.

Dëshmitari: Autobusi me delegatë të AK-së
Sipas një dëshmitari në vendngjarje një fuoristradë tentoi të parakalojë autobusi, i cili shmangu përplasjen dhe devijoi nga rruga, ndërkohë që theksoi sb enuk ka të lënduar në rrezik për jetën.

Ora 17:40 Informacion Paraprak i Policisë së Shtetit:

Rreth orës 16.50’ të ditës së sotme është marrë informacioni se në aksin rrugor Tiranë- Elbasan, rreth 3 km pa hyrë në qytetin Elbasan, në vendin e quajtur Qershitë, autobusi me targë Lb 3156 A, drejtuar nga shtetasi Mit’hat Biçaku, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 10 metër poshtë.

Menjëherë, drejt vendngjarjes janë nisur forca të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore Elbasan për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të menaxhuar situatën.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 8 nga pasagjerët e këtij autobusi. Të dëmtuarit në këtë aksident janë transportuar drejt ambienteve spitalore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën, vetëm dy prej tyre kanë pësuar dëmtime më të rënda, por pa rrezik për jetën.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit të pranishme në vendngjarje aktualisht po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Emrat e të plagosurve të aksidentit:
Mitat Biçaku 48 vjeç drejtueis i automjetit
Shqipe Sula 35 vjeç
Meti Hysa 32 vjeç
Olti Ozuni 17 vjeç
Refik Karai 29 vjeç
Latif dhe Artan Kojku 24 vjeç
Antonio Faqolli 37 vjeç
Ymer Hoxha 18 vjeç
Oltion Xhela 21vjeç
Andi Koxha 20 vjeç
Dritan Lalushi 20 vjeç
Hamit Dosku 24 vjeç
Florian Shkurti 20 vjeç
Pranvera Sallaku 25 vjeç
Dritan Brazhda 25 vjeç
Taulant Muca 24 vjeç
Endri Shkurti 23 vjeç
Ari Kojku 22 vjeç
Albert Stafa 26 vjeç
Mehmet dosku 19 vjeç
Bledi Gështenja 24 vjeç
Jetmir Disha 22 vjeç
Abedin Kojku 66 vjeç
Astrit Komici 27 vjeç
Artemis Koci 13 vjeç
Syrja Kurti
Edmond Kurti
Albina Hysa

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›