Gara për PS-në e Tiranës, Tahiri e Zela: Ja prioritetet tona

Një ditë pasi u propozuan zyrtarisht nga kryesia socialiste dy kandidatët Saimir Tahiri dhe Ilir Zela deklarojnë se do të shpalosin shumë shpejt alternativat e tyre për drejtimin e Partisë Socialiste të Tiranës.
Deputeti Saimir Tahiri thotë se është ende herët për platforma, ndërsa Ilir Zela sqaron prioritetet e tij. Por sa të barabatë e shohin garën kandidatët, duke mbajtur parasysh faktin se deputeti Saimir Tahiri ka mbajtur deri tani detyrën e kreut të komanduar të PS-së së Tiranës.
“Kam besim të plotë në seriozitetin e garave të PS-së”-është shprehur Zela.
Ndërkohë deputeti Andis Harasani, i cili ishte një ndër kandidaturat e përflitura për tu propozuar për këtë detyrë nëpërmjet rrjetit social fb ka ironizuar kërkesën e Saimir Tahirit për të shtyrë datën e zgjedhjeve.
Me vendim të kryesisë socialiste gara për kreun e PS-së së Tiranës do të mbahen në 3 mars.