Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutohet nevoja e dialogut politik

PRISHTINË, 19 gusht/ATSH/ Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves në zyrën e saj.
Siç ka bërë të ditur Zyra e Presidencës, Haxhiu dhe Hargeaves biseduan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe situatën institucionale.
“Në takim u diskutua për nevojën e dialogut politik dhe për përpjekjet për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi aktual institucional, me qëllim që institucionet të formohen sa më parë dhe vendi të ecë përpara në përputhje me rendin kushtetues”, thuhet në njoftim.Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe rolin e saj si partner i rëndësishëm i vendit tonë.
/KosovaPress/