E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhiymeri: Rama i varfer politikisht

Shtohen zerat brenda Partise Socialiste, kunder protestave te paralajmeruara te kreut Edi Rama, ne shtator. Sekretarja per shanse te barabarta ne seline roze, Edlira Haxhiymeri, e quajti dje nje varferi politike, taktiken e kreut te PS-se, Rama per rikthimin tek protestat. “Eksperienca e meparshme e PS-se dhe e te gjithe mekanizmave te perdorura nga Rama, doli e pasuksesshme, dhe rikthimi tek e njejta gje do te jete serish deshtim. Rama po e perdor partine per interesa personale. Nuk ka asnje vendimmarrje per kete gje. Kjo tregon varferi intelektuale, politike dhe kosto te rende per PS”, tha Haxhiymeri. Sipas saj, nese do te vijohet me te tilla politika, selia roze do ta kete shume te veshtire qe te shpresoje per nje fitore ne zgjedhjet e ardhshme te pushtetit lokal. “Me keqardhje me duhet te them, qe PS ne prag te zgjedhjeve lokale eshte ne krize, se pari ka problem me elektoratin, i cili s’ka pare te perfaqesuar nevojat per te cilat e votoi, se dyti ka problem te brendshme, pasi jane anashkaluar strukturat e partise dhe me aleatet, ajo eshte duke larguar aleatet e saj natyrale te majte dhe fton individe pa asnje kontribut, vetem pse jane pjese e klubit te kryetarit. Jam skeptike sa i perket fitores ne keto zgjedhje”, vijoi ajo. Ne kete logjike, Haxhiymeri, shprehet se nje rikandidim i mundshem i Rames ne zgjedhjet lokale te 2011 do te thote, qe ky i fundit te heqe dore nga partia dhe te mbaje premtimin e bere per bashkimin e se majtes dhe rikthyer socialistet ne pushtet. “Eshte e drejte e Rames nese do te rikandidoje apo jo. Rama duhet te ndaje pozicionet e tij ose te qendroje ne krye te PS, ose te zgjedhe bashkine. Po zgjodhi bashkine te qendroje dhe te beje detyren e tij, ate qe u premtoi socialisteve ne 2007, te bashkoje te majten dhe te risjelle PS ne pushtet”, u shpreh Sekretarja per Shanse te Barabarta ne PS, Haxhiymeri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›