E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hazard ishte afër Tottenhamit

Ylli i ri i Chelseat, Eden Hazard ka zbuluar se sot do të ishte duke luajtur në Tottenham, nëse ky i fundit do të kualifikohej në Ligën e Kampionëve këtë sezon. 21 vjeçari lëvizi drejt Stamford Bridges nga Lille këtë verë, por mund të ishte pjesë e ekipit nga Veriu i Londrës.

“Është e vërtetë se Tottenhami më tërhoqi, sepse ishte ekip i ri, që gjendej në pozitën e tretë në ligë”, theksoi mesfushori belg për France Football.

“Fatkeqësisht, fundi i sezonit nuk shkoi aq mirë. Ata nuk shkuan në Ligën e Kampionëve dhe kjo e lëkundi balancën”, vazhdoi Hazard. Pasi Chelsea e fitoi Championsin, përfaqësuesi belg e pranoi këtë ekip.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›