E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llorente, objektiv i Arsenalit

Juventusi nuk është i vetmi ekip që llogarit në shërbimet e Fernando Llorentes nga janari. Sulmuesi spanjoll, së fundmi është bërë objektiv i Arsenalit, shkruan shtypi britanik.

27 vjeçarit i skadon kontrata me Athletic Bilbaon gjatë verës së vitit të ardhshëm dhe në dimër ai ka paralajmëruar se do të largohet.

Arsene Wenger e pëlqen shumë përfaqësuesin spanjoll, të cilin mund ta marrë për një shumë të arsyeshme. Llorente ishte drejt largimit gjatë verës që shkoi, por klubi spanjoll nuk arriti marrëveshje me ndonjë klub tjetër për shitjen e tij, kështu që futbollisti shtatgjatë do të luajë deri në janar në klubin bask.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›