Haziri: Kandidimi i Çekut befasi, por jo frikë për LDK-në

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri është befasuar nga kandidatura e Agim Çekut për kryetar të Prishtinës.
Ai në Klan- Kosovë tha se ka pritur se ish kryeministri do të kandidohet për Pejën e jo për kryeqytetin e Kosovës. Megjithatë Haziri tha se kandidimi i tij nuk e luhatë besimin e LDK-së për fitore në Prishtinë.
Ai tha se edhe në të kaluarën, partitë janë munduar të kalkulojnë për humbjen e Isa Musfatasë, por kjo gjë sipas tij vetëm sa e ka fuqizuar atë.
Haziri tha se janë momentet e fundit kur LDK-ja do vendos emrin e kandidatit për kryetar të Prishtinës. Ai nuk përmendi emrin e Isa Mustafës si mundësi, megjithatë tha se rikandidimi i tij, siç tha nuk nënkupton që ai s’e sheh vetën si kryeministër të ardhshëm të Kosovës./Indeksonline/