E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan do postin e presidentit të Turqisë

Kryeministrit turk, Recep Tayip Erdogan po i rriten mundësitë për të kandiduar për postin e presidentit të Turqisë, raporton agjenca e lajmeve, Reuters.

I akuzuar shpesh për udhëheqje autoritare, sidomos me politikat kundër demonstratave në qershor, ka ndërmarr një hap para drejt asaj që ai shpreson të jetë një presidencë më e fuqishme ekzekutive.

Ai së fundi për këtë e ka marrë mbështetjen edhe të dy zyrtarëve të lartë turkë që publikisht e kanë përkrahur kandidaturën e tij.

Deri në zgjedhjet presidenciale ka mbetur më pak se një vit kohë, ndërsa spekulimet për kandidimin e tij po shtohen çdo herë e më shumë.

Zgjedhja e presidentit në vitin e ardhshëm do të jetë e para herë kur populli do e vendosë direkt udhëheqësin e shtetit, post që tani e mban Abdullah Gul, një nga themeluesit e AKP-së, partisë për drejtësi me rrënjë islamike.

Të dy zyrtarët sipas Reuters janë aleat, por marrëdhëniet e tyre ka pasur raste kur janë keqësuar sidomos pas shtypjes së protestave popullore kundër Erdoganit që u mbajtën gjatë kësaj vere.

Erdogani, i cili e ka dominuar politikën turke për një dekadë, nuk mund të garojë për kryeministër në vitin 2015 pasi këtë nuk e lejojnë rregullat e partisë.

Që një kohë të gjatë ai është përmendur për postin e presidentit i cili së fundi është fuqizuar me pushtet ekzekutiv, por plani i tij për këtë sipas Reuters ka hasur në pengea.

Gul, në sondazhet e fundit është paraqitur si më i popullarizuar, dhe se një kandidim i sërishëm i tij për një mandat të dytë është i mundëshëm edhe ligjërisht.

Ai, megjithatë ende nuk ka thënë nëse do të kandidojë apo jo.

Derisa një konfrontim i hapur në mes të Erdoganit dhe Gulit nuk duket në horizont, dallimet në mes të dy politikanëve janë bërë më të dukshme kohëve të fundit.  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›