Haziri-Topit: Bashkëpunimi me Shqipërinë, me rëndësi për Kosovën
TIRANE- Presidenti Topi priti sot Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Lutfi Hazirin si dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë. Në takim ishte i pranishëm edhe zv.ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, Nikollë Lesi si dhe Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Gazmend Pulaj.
Presidenti Topi vlerësoi se vizita dhe takime të niveleve të tilla të larta i shërbejnë forcimit dhe zhvillimit të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit të frytshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Presidenti Topi vuri në dukje mbështetjen e shtetit shqiptar dhe të institucioneve të tij për Kosovën në përballimin me sukses të të gjitha sfidave të së sotmes për të ardhmen.
Nga ana e tij, Ministri Haziri e falënderoi presidentin Topi për këtë takim, të cilin gjithashtu e vlerësoi si të rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës e të sporteve mes Shqipërisë dhe Kosovës si dhe të ardhmes evropiane të rinisë shqiptare.
Në këtë kontekst zoti Haziri theksoi “domosdoshmërinë e bashkëpunimit në fushën e kulturës si një ndër shtyllat më të rëndësishme në themelet e shtetit të ri të Kosovës, por edhe si një ndër pikat ku ne ndajmë kaq shumë vlera të përbashkëta.”
(e.n/BalkanWeb)