Studentët protestë përpara Bashkisë: Rama po pengon vizat
TIRANë - Studentë, pjesë e Këshillit Kombëtar Studentor u mblodhën sot në një protestë paqësore sot para Bashkisë së Tiranës, në kundërshtim me aksionin politik të opozitës, që sipas tyre pengon proçesin e liberalizimit të vizave.
Sipas organizatorëve, protesta u zhvillua për ti thënë stop veprimeve të kryetarit të Bashkisë dhe të Partisë Socialiste, Edi Ramës që pengon rrugën e rinisë shqiptare drejt Evropës.
“Jemi mbledhur sot në sheshin përpara Bashkisë së Tiranës në mënyrë që të gjithë së bashku t’i komunikojmë zotit Rama, se çdo i ri në Shqipëri kërkon integrimin dhe jo pengesa të pafundme”, tha kryetari i Këshillit Kombëtar Studentor, Qamil Dika.
Duke theksuar se rinia shqiptare është pranë ëndrrës që Shqipëria të jetë në Europën e Bashkuar, Dika tha se “Rama vazhdon të jetë pengesa e vetme e kësaj ëndrre".
"Prej 8 muajsh, zoti Rama duke shfrytëzuar në mënyrë çnjerëzore militantët e tij, po bën çdo përpjekje që kjo ëndërr të mos realizohet”, përfundoi kryetari i Këshillit Studentor.
(e.n/BalkanWeb)